Mbrojtja e Sali Mustafës ka vazhduar sot me pyetjet ndaj dëshmitarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan arbresh.info.
“Po të të them ty që i akuzuari nuk të ka taku asnjë herë në jetë”, i është drejtuar avokati dëshmitarit, derisa ishte duke e marrë në pyetje
“Unë nuk mundem me ditë se në jetën time s’e kam pa as nuk e di hiq”, u përgjigj dëshmitari.
‘Klienti im thotë që nuk të ka rrahur asnjëherë në Zllash”, ka pyetur mbrojtja.
“Mos m’ke rreh ti, nuk e di kush”, ka vazhduar me shaka dëshmitari, shaka kjo e cila duket se e nervozoi gjykatësen.
Gjykatësja reagoi duke i kërkuar dëshmitarit të mos bëjë shaka në një sall gjyqi.
‘Në një seancë gjyqi nuk duhet të bëhesh mahi të tilla dhe jo ndaj avokatit të mbrojtjes’, u shpreh gjykatësja./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...