Kandidati i AAK-së për Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme, ku ai tha se do se do të bazohet në 58 projekte kapitale.
“Programi ynë bazohet në hulumtimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të listuar në 58 projekte kapitale, të cilat do të realizohen në mandatin katër vjeçar, nga projektet që lidhen nga kanalizimet në fshatra deri te palestrat sportive në të gjitha lokalitetet. Rinovimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, që vlera e tyre arrin deri në 16 milionë euro, realizimi i tyre do të arrihet përmes investimeve kapitale, që në kufijtë bugjetor të Komunës së Gjilanit përgjatë viteve 2022-24 do të kap vlerën 24 milionë euro, pjesa tjetër e mbetur do të orientohet në zhvillimin ekonomik, në nxitjen e punësimit për të rinjtë, hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Do të vazhdojmë përmbylljen e digjitalizimit në shkolla, në kulturë do të finalizojmë korin e qytetit dhe orkestrën, do të mbështesim gratë në biznes, hapjen e çerdheve dhe parqeve”, tha Gagica.
Gagica tha se për shëndetësi është njëri prej prioriteteve të tij, që pikë së pari është ngritja e cilësisë së shërbimeve.
“Rritja e cilësisë së shërbimeve është njëri prej prioriteve. Ofrimin e shërbimeve në çdo lokalitet, aty ku ka nevojë edhe dërgojm ekipe mobile, në shumicën e qendrave të mjekësisë familjare të bëjmë dy ndërrimesh, si në Zhegër, Malishevë, dhe do të aplikojmë modelin mjeku në shtëpi në çdo kohë kur ka nevojë qytetari”, theksoi Gagica.
Ai tha gjithashtu se do t’i mbështesin gratë, ku do të përfshihen rreth 40 përqind në qeverisje.
“Do të orientohemi në profesionizmin e tyre, do t’i mbështesim gratë në biznes, 40 përqind e grave do të përfshihen në qeverisje”.
Tutje, Gagica për nënat lehona që janë të papuna tha se do t’i mbështesim me nga 200 euro.
“Për nënat lehona të cilat janë të inkuadruara në punë, ato do të kenë masa lehtësuese, do të mbështeten në të gjitha format, por dallohen për nga nënat lehona që janë të papuna, të cilat do t’i mbështesim me nga 200 euro, ndërsa nënat lehona që janë në punë do t’i mbështesim me nga 100 euro”, tha Gagica.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...