Google ADS

Trendafilova dhe Sallahu diskutuan për vizitat familjare dhe lehtësimin e tyre në Hagë

19:04 | 21 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren, Fidelma Donlon, mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim

Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DhSK-së për një vizitë.

Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit. Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 202./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme