Cristiano Ronaldo po përjeton një rikthim ëndrrash te Manchester United, por rikthimin i tij kishte qenë në rrezik pasi raportohet se ai i ishte ofruar Atletico Madridit.
Superylli Ronaldo ka shkëlqyer në rikthimin e tij në “Old Trafford”, duke shënuar katër gola në tri ndeshje.
Por, ky sezon do të ishte dukur më ndryshe edhe për lojtarin edhe për ekipin, me raportimet nga Spanja që thonë se Atletico Madridi kishte pasur mundësi të nënshkruante me portugezin.
Sport raporton se kampioni i La Ligas e kishte mundësinë e kësaj lëvizje senzacionale në muajin e fundit të merkatos.
Por, në fund ishte trajneri Diego Simeone që ktheu vëmendjen nga rikthimi në klub i Antoine Griezmann, një marrëveshje që u arrit vetëm pasi Saul Niguez iu bashkua Chelseat.
Për Ronaldon më pas pati një duel mes dy ekipeve të Manchesterit, por në fund City u tërhoq, duke i lënë rrugë Ronaldos për një rikthim në “Teatrin e Ëndrrave”. /GE/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton