Nëna e Rita Orës fton kosovarët që të vaksinohen

16:22 | 21 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Doktoresha psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor në Londër, Vera Ora, u ka bërë apel qytetarëve në Kosovë që të marrin kurën antiCOVID-19. Sipas saj vaksina është treguar efikase në luftimin e koronavirusit.

“COVID-19 mbetet si një sëmundje mjaft aktive dhe ende shumë e rrezikshme në mesin tonë. Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë efikasitetin dhe sigurinë.” tha ajo në një video inçizimi të postuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Tutje ajo këshilloi vaksinimin që të mbetemi me një jetë të shëndoshë.

Vera Ora është nëna e Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme