Google ADS

Bayerni synon t’i blindojë me kontrata të reja yjet e ekipit

16:06 | 21 Shtator 2021
KRG

Gjiganti gjerman ka filluar të mendojë për vazhdimin e kontratave të futbollistëve.

Pak ditë më parë Serge Gnagbry rinovoi kontratën me Bayern Munich.

Sipas mediave gjermane, tani ‘Bavarezët’ synojnë të nënshkruajnë marrëveshje të reja edhe me Manuel Neuerin, Robert Lewandowski dhe Thomas Mullerin.

Të tre futbollistët konsiderohen si shumë të rëndësishëm për projektin e klubit, dhe do t’iu ofrohen kontrata të reja me rritje page.

Muller dhe Neuer janë të pajtimit që të zgjasin kontratën deri në vitin 2024, ndërsa Lewandowski dëshiron kontratë të zgjatur deri në qershor të vitit 2025.

Polaku ka interesim nga klube të mëdha evropiane pas formës fantastike që po kalon megjithatë duket se ai do të qëndrojë në Gjermani.

Të ngjashme