Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim ministri Sveçla së pari ka uruar Spiropali për konstituimin e institucioneve të reja si dhe për emërimin e saj në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë,transmeton arbresh.info,.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ku janë votuar dy marrëveshje në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, marrëveshja për trafikun lokal të kufirit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë ( Dragash), të cilat janë koordinuar mes ekipeve teknike të Ministrive të Brendshme.
Ministri Sveçla shfrytëzoi rastin të falënderoj Ministren Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme në lehtësimin e jetës së shqiptarëve në dy anët e kufirit dhe vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm e në veçanti ritheksoi gatishmërinë e MPB-së për bashkëpunim në ngritjen dhe avancimin e të dy shteteve tona./arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...