Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 52 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj një personi, si dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 22 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Dhunë në familje”, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë