Ministri i Financave dhe Transfere, Hekuran Murati, ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me zbatimin e masave në kuadër të Pakos së Ringjalljes.
Në konferencën e mbajtur sot për media, Murati tha se prioritet kryesor i Qeverisë është punësimi, e kësaj vazhdojmë t’i qëndrojmë prapa me politika publike që orientohen në ndihmën për zgjerim të kapaciteteve dhe punësim, e rrjedhimisht formalizim të ekonomisë.
Në kuadër të masave të punësimit, si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ndër të tjera është paraparë mbështetja për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetja për punëtorët e formalizuar, si dhe mbështetja për punësimin e grave.
Megjithatë, duke synuar që ta shtrijmë më tutje fushatën e punës së deklaruar, e këtë ta bëjmë normë në ekonominë e vendit, kemi paraparë zgjerimin e këtyre tri masave. Kësisoj, MFPT-ja ka punuar në shtrirjen e mbështetjes edhe tek punëmarrësit që janë të deklaruar në ATK prej datës 1 Korrik 2021 e tutje dhe që kanë kontrata të nënshkruara, të cilët përkrahas pagës nga punëdhënësi, do të mbështeten edhe nga Qeveria. Përkatësisht, mbështetja ofrohet si vijon:
Ai ka dhënë detaje për masat 1.1, 1.2, 1.3, që ka të bëjnë me subvencionim e punëtorëve dhe pagave.
“Masa 1.1 në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ka të bëjë me rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë kohës së pandemisë, masa 1.2 ka të bëjë me formalizimin e punëtorëve dhe mbështetjen e punëtorëve të rinj duke ua paguar 10 % të pagës, si dhe masa 1.3 ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të grave. Që nga lansimi i këtyre masave numri i aplikimeve ka arritur në 2500 për të trija masat – për masën 1.1 kemi pasë 400 aplikime, për masën 1.2 800 aplikime dhe për masën 1.3 rreth 1300 aplikime. Suksesi ka qenë relativisht i mirë, por synimi jonë është që ta shtrijmë edhe më tutje formalizimin, pra të jemi më agresivë në fushatën e formalizimit të punës – puna e deklaruar të bëhet normë në vendin tonë dhe punëtorët të pajisen me kontrata të punës”, tha Murati.
Murati shtoi se synim kanë kthimin në vendet e punës të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të mbështesin gratë në tregun e punës.
Madje ai the qëllim kanë që punëtorët të pajisen me kontrata të punës.
Aplikimi për subvencionim për punëdhënësit tashmë është i hapur tek platforma EDI në ATK, kurse aplikimi për punëmarrësit do të hapet ditëve në vijim. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 15 Tetor, gjë që përbën një mundësi të mirë për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit të përfitojnë nga këto masa.
Gjithashtu, duke konsideruar që shumë ndërmarrje të vogla operojnë me kapacitete të limituara, MFPT-ja ka përgatitur edhe forma standarde të kontratave të punës, ashtu që të ju lehtësohet edhe më shumë procesi i formalizmit të punëtorëve. Format e kontratave do të jenë të disponueshme në webfaqe të MFPT-së, dhe ditëve në vijim do të ofrohen edhe si kopje fizike nëpër zyrat rajonale të punësimit.
Për të gjithë ata që kualifikohen sipas Masës 1.1 (këtu mund të shihni nëse kualifikoheni: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim) dhe punësohen, mbështetja do të jetë 3 muaj nga 100 euro.
– Për të gjithë të tjerët (Masa 1.2 dhe 1.3) që janë punësuar/deklaruar prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje (e që nuk kanë qenë të punësuar/deklaruar në periudhën qershor 2021) mbështetja do të jetë 3 muaj nga 50 euro./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...