Sipas analizës së fundit epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik, për 40 përqind është ulur incidenca e shpërndarjes së virusit tek popullata në nivel të të gjithë shtetit, në krahasim me dy javët e fundit të muajit gusht.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në pajtim me këto të dhëna nga analiza, nuk ka nevojë për ndryshimin e modelit mësimor, përcjell telegrafi Maqedoni.
Në analizën epidemiologjike të Institutit është përfshirë popullata e rritur, prej parashkollorëve, filloristëve deri tek akademikët.
Edhe ministrja e Arsimit Milla Carovska, tha se nuk ka nevojë për ndryshim të procesit mësimor dhe se nxënësit do të vazhdojnë të shkojnë në shkolla.
Gjendja në çerdhe gjithashtu është stabile dhe nuk është konstatuar se ka përhapje të virusit në këto institucione.
Në shtatë ditët e fundit është bërë mbikëqyrje inspektoriale për respektimin e protokolleve dhe nuk janë konstatuar shkelje.
Ndryshe, sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1.967 testime, 154 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa u regjistruan edhe 408 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.786.
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?