Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka lëshuar një vendim që përcakton se Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e ish-zyrtarit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko më 2006.
Ai ka vdekur në Londër pasi është helmuar me izotopin e rrallë radioaktiv, Polonium 210.
“Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos në Mbretëri të Bashkuar”, ka thënë gjykata në vendimin e saj.
Rusia e ka dënuar gjithmonë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos.
Litvinenko, 43-vjeçar, kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka ikur nga Rusia në Britani dhe ka jetuar aty gjashtë vjet, ka vdekur pasi ka pirë një çaj të gjelbër, të përzier me një izotop të rrallë radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër.
Sipas hetimeve britanike të vitit 2016, Putini mund të ketë miratuar një operacion të inteligjencës për ta vrarë Litvinenkon.
Litvinenko është sëmurë më 1 nëntor të vitit 2006 dhe ka vdekur disa ditë më vonë./REL/
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë