Google ADS

ZPS paraqet si prova fotografi dhe skica, fletë dëshmitari anonim në rastin e Mustafës

12:02 | 21 Shtator 2021
S D

Zyra e Prokurorisë Speciale, ka marrë në pyetje dëshmitarin në ditën e dytë, i cili është anonim në rastin e ish- luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, shkruan arbresh.info.

ZPS, përball gjykatës dhe dëshmitarit ka paraqitur disa fotografi dhe skica si bazë dëshmie për të marr pohimin apo mohimin nga dëshmitari anonim në lidhje me vendin ku sipas tij janë keqtrajtuar nga i akuzuari.

Si fillim ZPS, ka pyetur dëshmitarin në lidhje me njësitin “Skifterët”, nëse ai ka njohur për këtë çështje.

“Do të të them një fjalë dhe të kërkoj ndjesë për mënyrën si e them në shqip, e kupton çka do me thanë fjala skifter”, ka pyetur ZPS.

“ Nuk e di kom ni fjalë skifterët kush janë nuk e di s’marr vesh unë. Unë se kom ditë por ma vonë e kom ni që qeta kanë qenë skifterët. Momentin që më kanë keqtrajtua, ma vonë e kom marr vesh që janë kanë skifterët, por nuk e di kush janë sot”, tha dëshmitari.

Foto e parë është shfaqur edhe për publikun, ku shihen tri shtëpi që sipas dëshmitarit anonim është vendi ku janë mbajtur të lidhur në katin përdhese.

ZPS, më pas ka vazhduar në tregimin e fotografive dhe skicave ku ka pyetur dëshmitarin nëse i kujtohet se a është vendi ku i kanë mbajtur në Zllash ashtu siç ka pohuar dëshmitari gjatë seancës së kaluar.

“Ajo që po shifet në dy kat, më kanë mbajt në podrum, me fol drejt më doket që është aj vendi lart pasi që i kam pasur sytë e mbyllur dhe skam parë asgjë, por ai është nalt”, tha dëshmitari.

Ndërkaq tri foto dhe një skicë i janë paraqitur vetëm dëshmitarit dhe të pranishmëve në sallë, ku dëshmitari ka konfirmuar dy emra të cilat i ka shkruar në njërën nga skicat.

Sipas tij njëri emër është ish komandant i UÇK-së, Fatmir Sopi, ndërsa tjetri tha që është i të akuzuarit duke hezituar ti përmend emrin.

“Ky ka qenë komandant i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi, ndërsa tjetri është emri i të akuzuarit, emrin kam thënë që sdu me ja përmend as dje as sot”, tha dëshmitari.

ZPS, tutje ka vazhduar me pyetjet të cilat kanë pasur të bëjnë me lëndimet që i janë shkaktuar dëshmitarit në kohën e keqtrajtimeve në Zllash.

“Cilat kanë qenë lëndimet gjatë qëndrimit në zllash”, ka pyetur ZPS.

“Dorën e kam të thyer në tre vena, pastaj pasi jam liru nuk kam ditë më mentalisht ka ba vaki që kom pi 10 barna për kokë dhimbje, edhe pasi jam shkua të mjeku më ka konstatua që duna me u ba operacion si shkak i lëndimeve gjatë rrahjes, gishtin e kam të llomit, trupin e kam të llomit”, tha dëshmitari.

Gjykata ka shkuar në një pauzë prej 30 minutave, dhe më pas për tu kthyer në seancë private.

Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme