Qeveria e Kosovës sot ka nisur aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës dhe të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.
Situata nëpër pikat kufitare në përgjithësi ishte e qetë, përveq në pikën kufitare të Jarinjës ku qytetarët serbe bllokuan rrugën në shenjë pakënaqësie.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kapiteni e pikës kufitare në Merdare, Adem Krasniqi për të pyetur rreth situatës në këtë pikë pas masave të vënë nga qeveria.
Krasniqi ka thënë se deri në këtë orë situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur ndonjë incident nga qytetarët serbë.
Ai ka treguar se është shtuar edhe numri i policëve, pasi ka pasur numër të madhë të veturave me targa të Serbisë që hynin në Kosovës.
“Situata është në kontrollë, pa ndonjë incidente edhe pse ka pasur fluks të madhë të veturave. Numri i Policës është shtuar por situate është e qetë”, tha Krasniqi për Insajderin.
Ndaj këtij vendimi pati reagime në shenjë pakënaqësie edhe nga pala serbe, kreu i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, tha se ky vendim është i drejtuar kundër popullit serb.
Por, kryeministri, Albin Kurti gjatë seancës plenare të mbajtur sot tha se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga Serbia.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...