Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sfiduar hapur statutin e partisë së tij duke thënë se do të pengojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar demokrat është shoqëruar me debate të forta për shkak të refuzimit të Lulzim Bashës për të respektuar pikën e statutit që parashikon mbledhjen e forumit më të lartë demokrat
Në nenin 43 të Statutit të Partisë Demokratike theksohet se Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ndërsa data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.
Pas këtij lajmi reagoi ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha.
“Miq, ish-kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë! Sb” shkruan Berisha.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën