Ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq, ka thënë se regjimi aktual në Serbi po i gënjen mbi çështjen e targave.
Ai ka pranuar se marrëveshjes i ka kaluar afati derisa ka hedhur kritika për presidentin Vuçiq për qasjen ndaj serbëve të Kosovës.
“Marrëveshja është arritur në vitin 2011 që qytetarët me targa të Kosovës, me stemën dhe flamurin e Kosovës, duhet të vënë targa të përkohshme kur futen në Serbi. Në vitin 2016, Vuçiq dhe Daçiq, e kanë pranuar se kjo ishte e vlefshme për pesë vjetët tjera. Kjo ka mbaruar tani. Regjimi po ju gënjen Shpjegojuni serbëve në Kosovë se si i “mbroni” ata”, ka shkruar Stefanoviq në një postim në Twitter.
Kosova sot ka marrë vendim që të gjitha veturat që hyjnë në Kosovë nga Serbia duhet t’i heqin ose fshehin targat dhe të vendosin të tjera të përkohshme prej letre që vlejnë dy muaj dhe kushtojnë pesë euro.
Serbia e ka aplikuar këtë për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i marrë sot nuk ishte “dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër”.
Postignut sporazum 2011. da građani sa kosovskim tablicama, sa grbom i zastavom Kosova, moraju da stavljaju probne ako ulaze u centralnu Srbiju. Vučić i Dačić 2016. prihvataju da ovo važi još pet godina. To sad isteklo. Laže vas režim. Objasnite Srbima na KiM kako ih "branite".
— Borko Stefanović (@BorkoStef) September 20, 2021
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...