12 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

16:51 | 20 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 1.967, ndërsa janë regjistruar 154 raste të reja me coronavirus.

Sipas qyteteve në Shkup – 118, Kumanovë – 12, Kavadar – 5, Prilep dhe Manastir nga 3, Velesi, Kërçova, Koçani, Sveti Nikolla dhe Kriva Pallanka nga 2, Strumica, Vinica dhe Kratova nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 408 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 12 persona të vdekur: 10 persona të vdekur nga Shkupi (90, 90, 82, 74, 73, 73, 71, 67, 67 dhe 53), nga një i vdekur nga Shtipi (84) dhe Vallandova (30).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 187.068, prej tyre 167.810 të shëruar, 6,472 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.786.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme