Sot ka shpërthyer një vullkan i cili gjendet në La Palma të Spanjës.
La Palma është një vend turistik, andaj shumica e njerëzve të cilët kanë evakuuar nga vendi janë qytetarë të vendeve të ndryshme të botës.
Sipas “CNN” është raportuar se qindra shtëpi janë djegur dhe janë kapluar nga llava.
Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit mund të zgjasë deri në dy muaj.
Llava tashmë ka rënë edhe në njërën nga autostradat e ishullit.
Gjithashtu, janë evakuuar edhe 200 banorë të qytetit të La Bambilla dhe Puerto Naos sepse sipas ekspertëve ajo zonë mund të përfshihet nga llava.
Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka shtyrë nisjen e tij për në New Yourk.
“Unë për momentin po shkoj në Ishujt Kanarie për shkak të evolucionit sizmik, për të parë nga afër situatën në La Palma” – ka thënë Sanchez. /arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor