Vendimi për t’u pajisur me targa të përkohshme ka prekur edhe shumë transportues të mallrave nga Serbia.
Kompani shqiptare janë detyruar të marrin targat “Prova” për të hyrë në Kosovë.
Disa qytetarë kanë dërguar në adresë të portalit arbresh.info fotografi të kamionëve, targat e të cilëve janë mbuluar në pikë kalimin kufitarë Dheu i Bardhë.
Probleme në zbatim të këtij vendimi janë paraqitur në dy pikat e kalimit kufitar në veri të vendit, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I