Pfizer: Vaksina jonë, efektive edhe për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç

13:41 | 20 Shtator 2021
KRG

Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech kanë deklaruar se vaksina e prodhuar prej tyre për të luftuar koronavirusin është e sigurt edhe për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeçare.

“Ne presim që ta shtrijmë mbrojtjen e ofruar nga vaksina për këtë popullsi më të re, duke iu nënshtruar autorizimit rregullator, veçanërisht kur gjurmojmë përhapjen e variantit delta dhe kërcënimin që ai paraqet për fëmijët,” tha CEO i Pfizer, Albert Bourla në nje deklarate.

“Që nga korriku, rastet pediatrike të COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën për vaksinim.”

Këto janë rezultatet e para të publikuara për këtë grupmoshë për një vaksinë amerikane Covid-19, dhe të dhënat ende nuk janë rishikuar ose publikuar. Pfizer tha se planifikon t’i paraqitet së shpejti Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për marrjen e autorizimit për përdorim urgjent.

Në teste morën pjesë 2,268 fëmijë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç dhe u përdor një regjim me dy doza të vaksinës të administruar 21 ditë larg nga njëra-tjetra. Gjithashtu, në studim u përdor një dozë 10-mikrogram-më e vogël se doza 30-mikrogram që është përdorur për ata 12 vjeç e lart.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme