Google ADS

Mbetet e bllokuar edhe pas disa orëve rruga në Jarinjë

13:20 | 20 Shtator 2021
arbresh.info

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga drejtë pikë kalimit kufitarë në Jarinjë.

Dhjetëra qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën me vetura, dhe po qëndrojnë aty duke pa mundësuar qarkullimin e lirshëm.

Ky reagim i tyre vie pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për ulje të tensioneve menjëherë dhe paralajmëroi diskutime me palën kosovare dhe atë serbe në lidhje me zhvillimet e fundit.

Situata po mbikëqyret nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it./arbresh.info/

Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare

BE-ja reagon për targat, Lajçak pasi diskuton me Vuçiqin pritet të flasë edhe lidershipin e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme