Google ADS

9000 euro për të udhëtuar drejtë perëndimit, policia i zë në flagrancë por nuk ka të arrestuar

12:58 | 20 Shtator 2021
arbresh.info

Një person dyshohet se duke i marrë nëntë mijë euro pesë personave i kishte premtuar se do t’i dërgonte në një shtet perëndimor.

Ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë mëngjesin e së dielës.

Nuk raportohet për të arrestuar.

RAPORT

PKK Dheu i Bardhë, 19.09.2021 – 07:00. Është raportuar se pesë viktima,  tre meshkuj dhe dy femra të gjithë familjar kosovarë janë ndaluar në vendkalim kufitar në dalje të Kosovës. Ata  kishin qenë duke udhëtuar me një veturë me targa të Serbisë, me  drejtues dëshmitari, mashkull  shtetas i Serbisë. Sipas viktimave destinacionin i tyre kishte qenë  një shtet perëndimor dhe për t’i dërguar atje një të dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë i kishin paguar 9000 euro. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme