Ardhja e Lionel Messit në Paris Saint Germain nuk është mirëpritur nga bashkëkombësi i tij Mauro Icardi.
Sulmuesit argjentinas tani hapësirat tek parisienët i janë zvogëluar pasi ai nuk është më një titullar.
Megjithatë e ardhmja e Icardit duket larg kryeqytetit francez, pasi argjentinasi është i destinuar të rikthehet në Serie A.
28-vjeçari nuk është aspak i lumtur me situatën e tij në Parc de Princes dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron largimin qysh në janar.
Milan dhe Juventus mbeten dy skuadrat favorite për të marrë shërbimet e argjentinasit në afatin kalimtar të janarit.
PSG nuk do ta shes menjëherë atë në Serie A pasj do të detyrohej t”i paguante Interit një shpërblim prej 10 milionë eurove.
Kryeqytetasit francez janë gati ta huazojnë për një vit e gjysmë me detyrim blerje nga skuadra që fiton shërbimet e tij.
Juventus mbetet skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e argjentinasir, por aty qëndron edhe Milan që gjithashtu ka nevojë për një sulmues duke parë peoblemet e vazhdueshme me lëndime të Zlatan Ibrahimovic e Olivier Giroud.
Gjithsesi në garë për Icardin mbetet edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur, por dëshira primare e tij është rikthimi në Serie A ku më parë ka lënë gjurmë në këtë kampionat me fanellën e Sampdorias e Interit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...