Pamje dramatike nga Rusia, studentët hidhen nga dritaret tetë persona të vrarë

10:25 | 20 Shtator 2021
KRG

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa janë të lënduar pasi që një student ka filluar të gjuaj me armë zjarri në Universitetin e  Siberisë në Rusi.

Sipas ” the Moscow Times”  deri më tani kanë vdekur tetë persona, ndërsa më shumë se dhjetë janë të lënduar.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë: Evakuohet universiteti në Rusi, dyshohet për 4 viktima

Videoja e publikuar në mediat sociale tregon studentët që evakuohen duke kërcyer nga dritaret e katit të dytë në Universitetin Shtetëror të Perm në qytetin e Perm.

Sipas mediave ruse thuhet se sulmuesi tashmë është plagosur ka thënë Ministria e Brendshme e Rusisë.

Thuhet se sulmuesi është dëgjuar duke bërtitur se është i mbushur me urrejtje dhe se ai kishte planifikuar  këtë akt dhe kishte kursyer para për të blerë armë zjarri për një kohë të gjatë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme