Manchester United raportohet se do ta bëjë Paul Pogba lojtarin më të paguar të të të gjitha kohërave të Premier Ligës, duke i ofruar atij një marrëveshje të re për ta mbajtur atë në klub.
28-vjeçari vazhdon të përballet me një të ardhme të pasigurt në United, mes spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga Old Trafford.
Kontrata aktuale e 28-vjeçarit do të përfundojë verën e ardhshme, që do të thotë se ai është i lirë të negociojë me klubet e tjera nga janari e tutje.
Francezit nuk i mungojnë opsionet, me PSG-në e Mauricio Pochettinos dhe Real Madridin të interesuar për mesfushorin, sipas ‘The Sun’.
Por e njëjta media thotë se United është i bindur se mund ta bindë Pogban që të qëndrojë në Manchester duke i ofruar atij një marrëveshje të re afatgjate e cila do ta shihte atë të fitonte rreth 400,000 funte në javë.
Kjo shifër javore do të barazohet me afërsisht 104 milionë funte gjatë pesë viteve të ardhshme, duke e bërë kështu Pogban lojtarin më të paguar të Premier Ligës ndonjëherë.
Për ta financuar këtë, United do të duhet të lirojë fonde duke pastruar disa lojtarë të ekipit të parë në janar.
‘The Sun’ thotë se Donny van de Beek, Phil Jones dhe Eric Bailly do të jenë tre nga shtatë lojtarët që do të regjistrohen në listën e transferimeve për tu larguar nga klubi në janar.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media