Google ADS

Arrestohen dy persona për import, eksport dhe shitje të paautorizuar e armëve

09:25 | 20 Shtator 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbi dyshimet për import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ndërmjetësimi dhe shitje e paautorizuar e armëve.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar armë, fishekë, para, telefona celularë, kamionetë.

Raporti:

Prishtinë (NN) 19.09.2021-18:00 . Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka ndaluar kamionetën në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( pasagjeri  dhe drejtuesi i kamionetës).  Gjatë kontrollit në kamionetë janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale : dy pistoleta me 17 copë fishekë, një thikë, 218.10 €, 2000 Lekë Shqiptar, katër telefona celular  dhe kamioneta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin ku banon i dyshuari (pasagjeri) i janë sekuestruar, një armë automatike dhe 43 copë fishekë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme