Tuchel: Kante është lojtar unik

08:43 | 20 Shtator 2021
KRG

Thomas Tuchel ka veuar N’Golo Kanten për ndikimin e tij në fitoren 3-0 të Chelsea kundër Tottenham të Dielën.

Mesfushori ishte kyç në atë që doli të ishte një fitore e rehatshme për ‘Blutë’ kundër rivalëve të tyre në Londër

Reprezentuesi francez erdhi nga stoli për të zëvendësuar Mason Mount për pjesën e dytë të ndeshjes dhe ndihmoi ‘Blutë’ të riktheheshin në lojë pas 45 minutave të para jo efektive.

Kante shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në lojë dhe i bëri përshtypje trajnerit gjerman me paraqitjen e tij të përgjithshme.

“Ai luajti një rol të madh. N’Golo është N’Golo, ai është unik, i një lloji dhe ta kesh atë në fushë bën një ndryshim kaq të madh në gjithçka,” tha Tuchel për ‘BBC Match of the Day’.

“Ai është një lojtar i mirë. Nëse keni N’Golo, keni diçka që të gjithë po kërkojnë. Ai është djalosh unik, është fantastik.”

Edhe pse Tuchel ishte i kënaqur që fitoi, ai pa prova të mjaftueshme në pjesën e parë që dëshmojnë se skuadra e tij ka ende shumë punë për të bërë nëse do të garojnë për trofe të mëdhenj.

“Unë nuk isha absolutisht i kënaqur me 45 minutat e para,” tha ai për Sky Sports.

“Kishte shfaqje individuale të cilat ishin të shkëlqyera në pjesën e parë nga Kepa dhe Thiago Silva. Edhe më shumë lojtarë ishin të mirë, por në përgjithësi na mungonte qëllimi, energjia dhe saktësia në duele.

“Ne folëm qartë për të në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte një paraqitje shumë e mirë dhe një fitore e merituar në pjesën e dytë. Ishte një reagim shumë i mirë kështu që jam i kënaqur me paraqitjen në pjesën e dytë”, përfundoi Tuchel.

Chelsea do të jetë përsëri në aksion të mërkurën, për t’u përballur me Aston Villan në Kupën Carabao në Stamford Bridge gjersa tre ditë më vonë, ata do të presin kampionët e Premier Ligës, Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme