Juventus dhe Milan kanë luajtur baras 1-1 në derbin e javës së katërt në elitën e futbollit italian Serie A.
Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me golin e Alvaro Moratas, derisa për kuqezinjtë barazoi Ante Rebic në pjesën e dytë.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shumë i kënaqur për barazimin që skuadra e tij mori në Torino dhe thotë se i pëlqeu mënyra se si reaguan lojtarët.
“Ne erdhëm këtu në Torino për ta fituar ndeshjen, por në 20 minutat e para gjetëm një Juventus të fortë dhe të motivuar”.
“Ne rezistuam dhe në fund provuam edhe të largoheshim me tri pikë. Paraqitja që bëri skuadra ishte sigurisht pozitive”, tha trajneri italian.
Edhe pse Rebic ishte hero i ekipit të tij, Pioli iu dha merita të gjithë futbollistëve për këtë barazim.
“Unë meritat ua jap të gjithëve gjatë gjithë ditëve. Rebic është një futbollist që mund të luajë në shumë pozita të ndryshme. Po na jep një dorë në një pozitë ku kemi edhe Ibrahimovicin dhe Giroudin. Sigurisht që ai na ndihmon për të çarë këto ndeshje të mbyllura. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Pioli.
Krejt në fund trajneri italian bëri shaka edhe me golin e shënuar nga Morata, duke thënë se si ish-mbrojtës që ka qenë nuk do të mund ta ndalte.
“Nuk besoj që do ta kapja dot Moratën”, deklaroi trajneri italian duke qeshur në fund të prononcimit të tij.
Milan pas katër xhirove në Serie A ka grumbulluar 10 pikë, derisa Juventus ka vetëm dy pikë.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok