Google ADS

Përmbysje në minutat e fundit, Reali mposht Valencian

23:18 | 19 Shtator 2021
KRG

Real Madridi ka bërë një përmbysje sensacionale ndaj Valencias në Estadio Mestalla duke triumfuar me rezultat 2-1, edhe pse një kohë të gjatë ishte në disavantazh.

Gjysma e parë e takimit nuk prodhoi gola, ndërsa skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 66-të me golin e Hugo Duro.

Kur mendohej se Los Blancos do ta humbnin sfidën, ndodhi një rikthim sensacional. I asistuar nga Karim Benzema, Vinicius Junior e barazoi rezultatin me një top të devijuar (86’).

Braziliani menjëherë pas ia ktheu shërbimin francezit, ndërsa ky i fundit e futi topin në rrjetë për ta fituar takimin (89’).

Një rikthim i jashtëzakonshëm i Los Blancos që tashmë janë lider i vetëm në La Liga me dy pikë më shumë se kampioni Atletico Madrid.

Në anën tjetër, Valencia ka përjetuar humbjen e parë sezonale dhe ndodhet në vend të tretë me 10 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme