Google ADS

Komuna e Prishtinës në gjumë, qytetarët vendosin ta mbyllin vetë kanalin

22:20 | 19 Shtator 2021
KRG

Gjatë ditës së sotshme, qytetarët e lagjes së Muhaxherëve në rrugën Shaip Spahija, kanë vendosur të rregullojnë rrugën e lagjes së tyre.

Pas shumë ankesave drejtuar Komunës së Prishtinës për të rregulluar rrugën, banorët kanë vendosur ta rregullojnë atë vetë.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë”, banoret janë vetorganizuar për të mbyllur kanalin i cili ishte rreth 50cm i thellë dhe 20m  i gjatë, të cilën komuna e ka lënë pa e mbyllur afërsisht tash e disa muaj. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme