Nesër kuvendi mbanë seancën e pare të sesionit vjeshtor: Ky do jetë rendi i ditës

19:50 | 19 Shtator 2021
Arbresh.info

Nesër, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

5.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6.Formimi i komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme