Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste pozitive me Covid-19 pas kryerjes së 4022 testimeve.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati.
Janë 12.789 pacientë aktivë në gjithë vendin ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 780 qytetarë, në këto bashki: 268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...