Manchester United në fund të takimit ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te West Ham.
“Djajtë e Kuq” ia dolën ta përmbysin rezultatin nga 1 – 0 në 1 – 2.
Fillimisht, West Ham kaloi në epërsi përmes Benrahma që realizoi nga distanca, pasi gjuajtja e tij u devijua nga Raphael Varane (30′).
Por, pas vetëm pesë minutave, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin (35′).
Man United vazhdoi gjatë tërë ndeshjes të provonte të gjente golin, por ishin të pasuksesshme.
Rast i dyshimtë ishte kur u faullua CR7, por arbitri vendosi të mos akordojë 11-metërsh.
Ishte mesfushori Jesse Lingard që shënoi gol të bukur për t’i arkëtuar pikët e plota për Man Unitedin (89′).
Në fund të takimit, West Ham kishte shansin e artë të barazoi, por Nobe dështoi nga pika e bardhë (90+6).
Man United me këtë fitore renditët në pozitën e dytë me 13 pikë, derisa West Ham ngritët në të shtatin me 8 sosh.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...