Google ADS

Rita Ora pozon për ballinën e revistës “Vogue Austalia”

15:03 | 19 Shtator 2021
A. B.

Është një prej femrave më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare në botë, dhe secila paraqitje e saj publike adhurohet dhe merr gjithë vëmendjen.

Bëhet fjalë për Rita Orën e cila sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku edhe ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës, shkruan portali arbresh.info

30-vjeçarja ka ndarë me fansat në Instagram kopertinën e revistës, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e mundësuan realizimin e projektit.

“Vogue Australia. Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë me ju. Falënderim të madh për Vogue Australia. Numri i tetorit në shitje nga data 27 shtator. Falënderim i veçantë për drejtoreshën Rikki Keene dhe Edwina McCann që e mundësuan këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë se, Rita mori pjesë në eventin e madh të modës Met Gala, bashkë me partnerin e saj të ri, Taika Waititi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme