Ish-deputetja e Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tërmkolli përmes një postimi në Facebook tha se dikush duhet t’i tregojë presidentes se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e OKB-së.
Tutje ajo tha se vizita e Osmanit do të kishte kuptim nëse do të takohej me presidentin e SHBA-së ose me sekretarin e shtetit apo me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së.
Në fund, Tërmkolli ka folur edhe për ministren Gërvalla e cila po e shoqëron presidenten në vizitën e saj në SHBA.
Ajo shtoi se Gërvalla mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën duke ia kujtuar se edhe pas shumë muajve nuk ka emëruar ambasador në SHBA.
Postimi i plotë:
Presidentja e Kosovës në SHBA!
Dikush duhet t’i tregojë Presidentes së Kosovës, shtet i pavarur, se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e selisë së OKB-së! Në vitet 90-ta mund të kuptohej që edhe një president apo ministër apo kushdo qoftë që merrte pak erë në politikë e diplomaci të shkojë në selinë e OKB-së për të lobuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Madje kjo ishte e dobishme edhe deri në vitin 2008, kur Kosova u njoh nga shumica e vendeve të botës shtet i pavarur.
Sot, vizita e Presidentes në SHBA do të kishte kuptim po të takohej me Presidentin e SHBA-ve, z. Biden ose së paku me Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, ose ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së-!
Ministrja e Jashtme e Kosovës edhe mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën “në margjina” të Sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përderisa edhe pas shumë muajve, ende nuk e kanë emëruar një ambasador/e në SHBA!
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...