Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, të cilat gjatë verës do të tentojnë transferimin e tij.
Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Stamford Bridge dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin e saj.
Gjermani ka qenë një lojtar kyç për Chelsean nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili është i etur ta shohë atë të teksa nënshkruan kontratën e re.
Megjithatë, klubet evropiane janë të bindura që Rudiger nuk do të rinovojë kontratën dhe janë duke e monitoruar situatën e tij.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Tottenham, Juventus dhe Bayern Munich po mbajnë nën kontroll situatën e mbrojtësit të Chelseat.
Të tre klubet mund të lëvizin për 28-vjeçarin nëse Blutë nuk arrijnë ta lidhin atë me një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...