Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.
Kurti këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA) me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë, situatën me pandeminë COVID-19 dhe rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik.
Kurti foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë.
Ai tha se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.
Kryeministri i njoftoi përfaqësuesit e agjencive të lajmeve edhe për veprimet ligjore që ka marrë Qeveria për luftimin e korrupsionit. Ai tha se fatmirësisht korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem i etabluar në institucione, dhe si i tillë ka më shumë mundësi të luftohet.
Sipas një komunikate të Qeverisë, sa i përket gjendjes së medias në Kosovë, Kurti tha se nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq.
Ai tha se mediat në përgjithësi kanë kontribuar në informimin e publikut për gjendjen epidemiologjike.
Por, vazhdoi ai, ka pasur edhe media që shpesh i kanë dëmtuar përpjekjet për menaxhimin e pandemisë, duke raportuar lajme të paverifikuara dhe dezinformata, të lansuara madje edhe nga deputetë opozitarë.
Përfaqësuesit e rrjetit të Agjencive të lajmeve të Evropës Juglindore e falënderuan kryeministrin për mirëpritjen dhe e njoftuan për punën e ABNA-s dhe sfidat e mediave gjatë dhe pas pandemisë.
Të pranishëm në takim ishin Valbona Zhupa, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi, kryetare e ABNA-së, Halit Ajdini, zëvendësdrejtor në agjencinë MIA (Maqedoni e Veriut), Mirela Bărbulescu, AGERPRES’ kryeredaktore e Internal Desk (Romani), Alexandra Stefan, specialiste e komunikimit, Sophia Papadopoulou, kryeredaktore ANA-MPA (Greqi), Kiril Valchev, drejtor gjeneral i agjencisë së lajmeve BTA (Bullgari), Zlatna Kostova, kryeredaktore e BTA, Srđan Bakoviq, redaktor përgjegjës i agjencisë kroate HINA, Skender Krasniqi, themelues i KosovaPress dhe Suzana Rakovica, drejtore e përgjithshme e KosovaPressit.
Rrjeti i Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore ka mbajtur këto ditë konferencën vjetore në Kosovë me temën qendrore “Media dhe turizmi në epokën post-pandemi”./lajmi/
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...
Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këty...