Pritjes i erdhi fundi, Lil Nas X poston foto nga salla e lindjes

21:48 | 18 Shtator 2021
S D

Lil Nas X i habiti të gjithë para pak ditësh teksa publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur.

Sigurisht që reperi nuk është në pritje të ëmbël, por i përdori këto foto për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri.

“Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po njoftoj këtë gjë. Pakoja ime e vogël e lumturisë “Montero” do të dalë në 17 shtator 2021”, shkroi reperi amerikan përkrah fotove të tij.

Ai tregoi për “People” se vendosi të realizonte këto foto pasi dëgjoi një varg të Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

“Në ato momente mendova ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘Wow’, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë ‘Po, ky është fëmija im. Si një shaka, ajo më tha ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”, tregoi reperi.

Mesa duket “pritjes së ëmbël” i ka ardhur fundi sepse ai ka publikuar ditën e sotme albumin e tij, duke vazhduar sërish me idenë e bebit.

Lil Nas X ka postuar foto e video nga salla e lindjes, dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar “Montero erdhi”, duke iu referuar albumit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme