Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër edhe ndaj pretendimeve të fundit skandaloze të Aleancës për Shqiptarët, të cilët i vihen në mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve dhunues të policisë dhe institucioneve.
Nga atje theksojnë se Aleanca për Shqiptarët nuk dënon dhunën e shkaktuar gjatë protestave të djeshme në qytetin e Tetovës.
“Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as sulmet ndaj forcave të rendit të shkaktuara pikërisht nga protestuesit gjatë ditës së djeshme.
Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as dhunën ndaj grave përmes fjalëve ofenduese dhe parullave të ngjashme duke vënë në shënjestër gratë në këtë rast.
Por përkundrazi, Aleanca për Shqiptarët i’u vihet në mbrojtje kriminelëve të dëshmuar dhe dhunuesve ndaj grave”, thonë nga BDI.
Nga atje u bëjnë thirrje që të gjitha forcat politike në vend të distancohen nga dhuna nëpër protesta, të bëjnë kujdes në gjuhën e përdorur ndaj grave sepse janë akte të ulta dhe nuk i përkasin një demokracie të lartë qytetare
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...