Mërgimtarët shpëtuan sezonin veror në Maqedoni

16:00 | 18 Shtator 2021
S D

Mërgimtarët dhe turistët vendas e shpëtuan këtë sezon veror edhe në Strugë. Në mungesë të turistëve të huaj, qyteti u mbush me mërgimtarë të cilët jetojnë në Evropën Perëndimore dhe Amerikë.

Hotelierët nga Struga janë të kënaqur me mënyrën se si e kaluan verën, por munguan turistët e huaj, të cilët ishin shumë të paktë, krahasuar me vitet para vitit 2019.

“Moti është faktori më i madh. Ishte mot i ngrohtë. Ishte veçanërisht plotë gjatë sezonit, një javë para festës dhe dhjetë ditë pas kësaj. Kërkohej më shumë vend.”

Por turizmin në Strugë e pret një dimër i gjatë dhe i vështirë. Për shkak të masave të reja, dhe pandemisë së Covid 19, punëtorët e turizmit kanë frikë se si do të mbijetojnë periudhën që pason. Për shkak të nevojës së testit PCR apo dëshmi për vaksinim për hyrje dhe dalje nga shteti, do të zvogëlohet numri i turistëve nga Shqipëria, të cilët e vizitojnë Strugën gjatë fundjavave./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme