Oda e hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) është e shqetësuar jashtëzakonisht për gjendjen e bizneseve hoteliere dhe restoranteve si pasojë e gjobave të paarsyeshme dhe dëmeve që po u bëhen në këtë kohë pandemie.
Për këtë, kryetarët e Njësive Rajonale së bashku me kryetarët e OHTK-së kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së premte, ku kanë renditur katër kërkesa për Qeverinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lehtësimi i menjëhershëm i masave, ndarjen e një fondi të veçantë në mbështetje të sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë për periudhën e mbylljes dhe kufizimit, si dhe shlyerjen e të gjitha gjobave të lëshuara gjatë kohës së pandemisë për këto sektore janë disa nga katër kërkesat e OHTK-së./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Kryetarët e Njësive Rajonale së bashku me kryetarin e OHTK-së prof. Dr. Hysen Sogojeva gjatë takimit të djeshëm kanë shprehur shumë shqetësime në lidhje me gjendjen dhe dëmet që po u bëhen bizneseve.
Disa nga shqetësimet e dala nga ky takim:
1. Bizneseve Hoteliere dhe Restoraneve po u vihen gjoba të paarsyeshme dhe jo bashkëpunuese, dhe nuk po i marrin parasysh rrethanat e vështira në të cilat po kalon sektori i gastronomisë dhe hotelierisë pa asnjë mbështetje financiare dhe zhvillim të punës në mënyrë të kufizuar.
2. Sektori i gastronomisë dhe hotelierisë është duke u përballur me një krizë të lartë financiare për shkak tê mbylljes dhe kufizimit të orarit të punës, ndërsa në anën tjetër subjektet politike veçse kanë filluar të krijojnë tubime politike me qindra njerëz pa u shqetësuar shumë për gjendjen e rënduar në Kosovë.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit bën thirrjen e fundit për institucionet e shtetit :
1. Lehtësimin e menjëhershëm të masave kufizuese për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë.
2. Bashkëpunimi me bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për vaksinimin dhe moslejimin e hyrjes në ambientet e hotelierisë dhe gastronomisë pa dëshminë e marrjes së dy dozave të vaksinës.
3. Ndarjen e një fondi të veçantë për mbështetjen e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë për periudhën e mbylljes dhe kufizimit të masave për të gjitha humbjet e shkaktuara si pasojë e vendimeve të fundit.
4. Shlyerjen e të gjitha gjobave të lëshuara gjatë kohës së pandemisë për këto sektore.
Prishtinë, 18.09.2021
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...