Australia ka shprehur keqardhje për vendimin e Francës, e cila ka thirrur ambasadorin e saj në këtë vend për konsulltime në Paris.
Australia do të vazhdojë të angazhohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dyja vendeve.
Një prej zëdhënësve të ministres së jashtme të Australisë, Marise Payne, tha se “Australia e kupton zhgënjimin e thellë të Francës me vendimin tonë, i cili u mor në përputhje me interesat tona të qarta dhe të komunikuara të sigurisë kombëtare”, transmeton telegrafi.
“Australia e vlerëson marrëdhënien e saj me Francën, e cila është një partner i rëndësishëm dhe një kontribuues jetik për stabilitetin, veçanërisht në Indo-Paqësorin. Kjo nuk do të ndryshojë”, tha Payne.
Franca njoftoi më parë se vendosi të tërhiqte ambasadorët për konsultime nga SHBA dhe Australia.
Kjo e fundit arriti një marrëveshje me SHBA dhe Britaninë e Madhe për dërgimin e nëndetëseve të reja bërthamore.
Ajo përfundoi marrëveshjen për blerjen e nëndetëseve franceze me vlerë 40 miliardë dollarëve gjersa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se një lëvizje e tillë e presidentit, Emanuel Macron pasoi për shkak të seriozitetit të situatës.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...