Google ADS

Vdes ish-presidenti i Algjerisë

09:23 | 18 Shtator 2021
A. B.

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika.

Bouteflika e udhëhoqi shtetin e Afrikës Veriore për gati dy dekada, por u tërhoq nga pushteti më 2019, pasi synimi i tij për ta marrë mandatin e pestë nxiti protesta masive, shkruan bbc transemton arbresh.info

Presidenti kishte luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Algjerisë për pavarësi në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta.

Më 1999, kur Algjeria po dilte nga një luftë e tmerrshme civile, që la gati 200.000 viktima, Bouteflika u bë president me kërkesën e ushtrisë.

Që nga viti 2013, kur kishte pësuar sulm, ai shihej rrallë në publik dhe lëvizte përmes karrocës. Sulmi e kishte lënë me pasoja në të folur dhe në aftësinë për lëvizje.

Bouteflika shërbeu në postin e ministrit plot 16 vite dhe ishte anëtar aktiv i Kombeve të Bashkuara. Si president i Asamblesë së Përgjithshme më 1974, ai e kishte ftuar udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat, që t’i drejtohet organit qeverisës të OKB-së. Veprimi i tij ishte i pashembullt dhe kishte bërë bujë të madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme