Ekonimisti Safet Gërxhaliu, ka thënë se projekti amerikan gazsjellësit që lidh Kosovën me Greqinë përmes Maqedonisë së Veriut është shumë i rëndësishëm për vendin.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se Kosova nuk e ka komoditetin për të refuzuar këtë projekt.
“Vitin 2020 e karakterizojnë dy data kryesore e para Marrëveshja e Washingtonit dhe e dyta Procesi i Berlinit. Marrëveshja e Washingtonit është një strategji për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor për një periudhë të caktuar ku krahas projekteve të dizajnuara është edhe përcjellja financiare, njëra ndër këto projekte i cili është i dizajnuar në marrëveshje është edhe gazi i lëngët që duhet depërtojë në Ballkanin Perëndimor. Një projekt që ka multidimensionalitet në vete, është i rëndësisë strategjike në formë të pakontestuar, është i rëndësisë ekonomike, mbi të gjitha e ka kontektivitetin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim besoj që Kosova nuk e ka komoditetin për të refuzuar, por duhet të argumentuar”.
“Ky gaz është shumë i lirë, është shumë ekologjik dhe është mundësia e vetme për eliminimin e CO2. Kosova nuk e ka mundësinë e vet për ndërtimin e termocentraleve të bazuara në gaz. Ekzistojnë strategji të dizajnuara nga korporata të ndryshme amerikane ku ekziston një mundësi që linjiti i Kosovës të shndërrohet në gaz dhe ai gaz të hyjë në funksion”.
“Ky projekt përveç që e lidh Greqinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën është i dizajnuar në Marrëveshjen e Washingtonit shumë mirë. Përmes një projekti të tillë nuk kemi vetëm furnizim me gaz por kemi edhe investime në infrastrukturë, do të kemi një gazsjellës, do të kemi një hekurudhë. Një projekt i tillë i paraparë që do ta lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi do të vazhdohet deri në Nish, prandaj janë mundësi që duhet të shfrytëzohen”.
Gërxhaliu ka treguar se nga pritet që të vijë ky gaz në Kosovë, nëse realizohet projekti i gazpërçuesit.
“Në terminologjinë ditore përmendet si gaz amerikan, por me siguri se do të jetë i marrë nga Azerbejxhani dhe vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik por do të jetë i monitoruar nga korporata të ndryshme globale. Esenca është që të gjendet funksionaliteti dhe të mos jetë gjithmonë tema se ku do të jetë. Ka debat në Kosovë ku thuhet se gazi nuk është amerikan, por lind pyetja se cila kompani në Kosovë prodhon naftë në Kosovë dhe shet me të madhe naftë? Tregtia nuk njeh kufi, ngjyrë dhe vështirësi. Esenca është që ta kemi këtë gaz të lëngët, t’i kemi stacionet e përpunimit dhe nga ato stacione të furnizohet Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gërxhaliu.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë