“Nuk ka kthim pas!”. Kjo ka qenë kjo përgjigja që Lulzim Basha i ka kthyer Sali Berishës, i cili nisi betejën pa kthim për largimin e tij si kryetar i demokratëve.
Përpara mediave kryedemokrati ripërsëriti qëndrimin se nuk ka ndërmend të cenojë aspak partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara, duke i qëndruar vendimit personal për përjashtimin e liderit historik të demokratëve nga grupi parlamentar.
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim”, tha Basha
Akuza hodhi në drejtim të qeverisë Rama 3, duke e cilësuar atë një PPP që plaçkit dhe grabit shqiptarët.
“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rrahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare.”
Kryedemokrati tha se opozita do të bëjë gjithçka për të t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë. /Tv Klan/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...