Zyrtarët e shëndetit në shtetin jugor të Baden-Wurttemberg kanë njoftuar se 840 doza të vaksinës Moderna, të cilat kanë qënë me afat të skaduar.
Sipas mediave gjermane, ato janë injektuar gabimisht te qytetarët, transmeton portal arbresh.info
Gabimi ndodhi në qytetet Sindelfingen, Reutlingen dhe Esslingen dhe ndodhi për shkak të etiketimit të pasaktë.
Zyrtarët thanë se vaksinat u transportuan në kuti frigoriferike në përputhje me rregulloret, por më vonë u zbulua se datat e pasakta të skadimit ishin treguar në etiketa.
“Tani për tani, nuk ka përfundime që ruajtja më e gjatë zvogëlon efektivitetin e vaksinës,” tha Martina Burchert-Graeve, drejtoreshë e qendrës lokale të vaksinimit.
Sipas një studimi të fundit besohet se vaksina është mjaft e qëndrueshme për t’u ruajtur edhe deri në 3 muaj në tëmperatura normale të frigoriferit./arbresh.info/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...