Google ADS

Afganistan: Policia e moralit taleban zëvendëson ministrinë e grave

19:37 | 17 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Talebanët duket se kanë mbyllur ministrinë e çështjeve të grave dhe e kanë zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.

Gjatë ditës së sotme, shenja e ministrisë është hequr dhe është vendosur një shenjë për ministrinë e virtytit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Gjatë sundimit të talebanëve në vitet 1990, ministria detyroi rregulla strikte islame dhe kufizime të ashpra ndaj grave.

Në 20 vitet e fundit gratë afgane kanë luftuar dhe kanë fituar një numër të të drejtave themelore, por tani ka frikë se përparimi që kanë bërë nuk ka më vlerë nën qeverinë e talebanëve.

BBC shkruan se përderisa talebanët kanë bërë premtime se do të respketojnë të drejtat e grave, një gjë e tillë nuk është ndodhur.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar më parë këtë ministri të talebanëve, e cila vendos kufizime strikte për gratë.

Por anëtarët talebanë thonë se institucioni është i rëndësishëm: “Qëllimi kryesor është t’i shërbejmë Islamit. Prandaj, është e detyrueshme të kesh [një] të Virtytit,” tha një anëtar taleban, Mohammad Yousuf, për New York Post./arbresh.info/

https://twitter.com/KhalilNoori/status/1438795856459800576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1438795856459800576%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-58600231

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme