Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.435.392 doza të vaksinës, ndërsa 667.739 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 22.581 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.407 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh