Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll kolesterolin

18:18 | 17 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Vrapuesit e shëndetshëm ndoshta nuk i kushtojnë shumë rëndësi numrit të kolesterolit. Por më shumë se 12 përqind e të rriturve amerikanë mbi 20 vjeç kanë kolesterol të lartë, thekson Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Mëqenëse nuk ka simptoma të lidhura drejtpërdrejtë me kolesterolin në rritje, atëherë nëse nuk bëni ndonjë kontroll mund të rrezikoni shëndetin, transmeton portal arbresh.info

Në opinionin e gjërë besohet se kolesteroli prek vetëm të moshuarit, por e vërteta është se nga kolesteroli prek edhe më të rinjtë, veçanërisht pasi nivelet e mbipeshës dhe obezitetit vazhdojnë të rriten.

Megjithatë, ushqimet që ndihmojnë për kontrollimin e kolesterolit janë.

Arrat

Ekziston një arsye e mirë që të mos hiqni dorë nga konsumimi i arrave. Një studim i kohëve të fundit në American Journal of Clinical Nutrition që rishikoi hulumtimin e publikuar më parë zbuloi se konsumimi i rregullt i fëstëkut dhe arrave është një strategji efektive dietike për zvogëlimin e numrit të LDL, kolesterolit total dhe triglicerideve, duke i bërë ato miqësore ndaj rrahjes së zemrës. Arrat përmbajnë një përindje të lartë të acideve yndyrore të pangopura, të cilat janë vërtetua se zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të dëmshëm në qarkullimin e gjakut. Yndyrnat e pangopura janë gjithashtu anti-inflamatore dhe zvogëlojnë shkallën në të cilën kolesteroli ngjitet në muret e arterieve duke shkaktuar zvogëlim të rrjedhjes së gjakut. Arrat mund ti konsumoni me kos, sallatë apo edhe me ndonjë gatim tjetër.

Mollat

Thënia e vjetër “një mollë në ditë e mban mjekun larg” duket se rëndësi. Në një studim të American Journal of Clinical Nutrition, 40 pjesëmarrës me kolesterol të butë të lartë që konsumuan dy mollë çdo ditë për dy muaj përjetuan disa përmirësime në një pjesë të vogël të faktorëve të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare – përfshirë uljen e niveleve të kolesterolit total dhe LDL. Asnjë përmirësim nuk u mat kur u konsumua një pije e përputhur me kalori. Autorët e studimit besojnë se dyshja dinamike e antioksidantëve dhe fibrave në frutat e freskëta qëndrojnë pas këtyre përfitimeve miqësore për zemrën.

Tërshëra

Efekti që i kontribuohet tërshërës në raport me kolesterolin është se përmban fibra. Tërshëra ndikon edhe në humbjen e pëshës, prandaj edhe konsiderohet si ushqim ideal që luan rol edhe në zvogëlimin e kolesterolit.

Avokado

Një raport në Journal of Nutrition tregoi se të rriturit që përfshinin një avokado në dietën e tyre çdo ditë për pesë javë kishin nivele më të ulëta të kolesterolit LDL të oksiduar sesa që nuk konsumonin fare. Kjo vjen pas studimeve të tjera që zbuluan se fruti i modës mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit total dhe triglicerideve, veçanërisht nëse është yndyra që zëvendëson yndyrën e ngopur. Vlerat ushqyese të avokados, e cila përmban yndyrë të pangopur, fibra dietike dhe antioksidantë si luteina, ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme