Pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë detaje nga diskutimi.
Përmes një shënimi në Twitter, Kim shkruan se sot parlamenti ka një pamje tjetër edhe me opozitën të pranishme, ndërsa shton se thelbësore për demokracinë është bashkëpunimi dhe debati civil.
“Kënaqësi për uroja zonjën Lindita Nikolla për detyrën e re si kryetare. Është mirë kur e shohim Parlamenti me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Kim./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor