Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.
Së bashku diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët duke u fokusuar në ekonomi dhe tregti.
Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Qeverisë së re për të krijuar klimën e përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në këtë pikë diskutuan për storiet e suksesit të bashkëpunimit tregtar mes Kosovës dhe Belgjikës, dhe rëndësinë e promovimit të tyre me qëllim të krijimit të mundësive të reja.
Po ashtu u theksua edhe nevoja e finalizimit të marrëveshjeve bilaterale të cilat janë duke u diskutuar mes dy shteteve.
Tutje ministrja Gërvalla foli për prioritetet e politikës së jashtme dhe zhvillimet aktuale në vend. Me këtë rast, palët diskutuan edhe për çështje rajonale dhe për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
Nga ana e tij Sassel theksoi se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik./arbresh.info/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...